është hedhur sot në Mynih të Gjermanisë, shorti për kualifikueset e Europianit të Basketbollit për femra (EuroBasket 2019).
Shqipëria do të jetë në grup me Lituaninë, Hungarinë dhe Rusinë.
Grupet e kualifikuesve të ‘FIBA ëomen’s EuroBasket 2019’ do të përcaktojnë 14 skuadrat që bashkohen me skuadrat pritëse të eventit, Serbinë dhe Letoninë në raundin final.
Kualifikuesit do të luhen në tetë grupe të përbërë nga katër skuadra.
Ndeshjet do të jenë në formatin vajtje-ardhje. Skuadrat që do të dalin të parat në grup dhe gjashtë ekipet e dyta më të mira do të kalojnë për në raundin final./ Newsport.al