Kupa e Shqipërisë ka përcaktuar sot kalendarin e shortit për raundin e parë të këtij kompeticioni.
Lufta për trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar do të nisë me dy ndeshje paraeliminatore që do të luhen më datë 25 shtator (të dielën).
Butrinti-Naftëtari dhe Ada-Kevitan do të jenë çiftet që do të përcaktojnë edhe startin e raundit të parë të Kupës.
Fituesi i çiftit Butrinti-Naftëtari do të luajë me Skënderbeun, ndërsa fituesi i çiftit Ada-Kevitan do të luajë me Partizanin.
Ja dhe kalendari i plotë i Kupës së Shqipërisë, botuar në faqen zyrtare të FSHF-së.