Pas humbjes në Kupë kundër Laçi foli trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika
Lika: “Ne nuk ishim të dorëzuar, por kemi pasur futbollistë me shumë probleme. Në bëmë gjthçka në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë aktivizuam Bregun dhe Abazajn, por pa ia dalë mbanë. Ndonjë futbollist bëri paraqitje pozitive, por jo pjesa tjetër e atyre që u aktivizuan. Lojtarët kishin presionin e rezultatit të ndeshjes. Mbrojtësi i majtë dha maksimumin së bashku me 2-3 lojtarë të tjerë. Në kampionat ne duam ti largohemi zonës së ftohtë dhe objektivi ynë është që ti largohemi fundit të tabelës”.