Tirana do të luajë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Para kësaj sfide bardheblutë akoma nuk kanë mësuar se ku do të luajnë, pasi në stadiumin “Selman Stermasi” po kryen punime.
Burime për newsport.al bëjnë me dije që FSHF-ja i ka ofruar dy opsione, për të luajtur në Fier, ose në Korçë. Megjithatë deri tani nuk është vendosur asgjë dhe në orët në vazhdim priten zhvillime të reja për sa i përket impiantit ku do të zhvillohet ky takim ndërmjet kryeqytetasve dhe shkodranëve.