FSHF ka marrë tashmë vendimin se si do të veprohet me biletat e ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Tifozët që kanë blerë biletat online, dihet se kanë një dokument të printuar për hyrjen në stadium, me të cilin do të përcaktojë sektorin ku do të akomodohet në “Elbasan Arena”.
Burime të sigurta për newsport.al bëjnë me dije se biletat e blera në Shkodër do të dorëzohen në Elbasan, nga ku do të merret bileta e re për të hyrë në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ndërkohë që mbledhja në FSHF për këtë temë është duke vazhduar, ndërsa pas pak çastesh pritet që vendimet e mësipërme, ky institucion të dalë edhe me një vendim zyrtar mbi kaosin që u krijua sot pas vendimit se ndeshja ndaj Izraelit do të luhet në “Elbasan Arena” dhe jo në “Loro Boriçi”.