LAJMI I FUNDIT/ FSHF-ja zbulon miqësoren e Shqipërisë, në nëntor testi i radhës për kuqezinjtë

Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Uellsit në muajin nëntor. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije që në datën 20 nëntor kuqezinjtë tanë do të përballen me kombëtaren e Uellsit në Elbasan Arena. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, bëhej e ditur:

Skuadra kombëtare e futbollit do të luajë miqësore me Uellsin në datë 20 nëntor në “Elbasan Arena”. Të dy federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe kanë zyrtarizuar zhvillimin e këtij takimi në datën 20 nëntor.

Kujtojmë që në periudhën shtator-dhjetor të këtij viti, skuadra përfaqësuese e Shqipërisë do të zhvillojë takimet zyrtare eleminatore për grupin e saj në kompeticionin e Ligës së Kombeve (UEFA Nations League), por duke qenë se grupi është me tre skuadra ajo do të zhvillojë në datat përkatëse edhe dy ndeshje miqësore, një prej të cilave është kjo me Uellsin.

Lidhura

Next Post

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin













NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.