Pas ndërprerjes së derbit Tirana-Partizani, edhe FSHF-ja ka dalë pak minuta më parë me një deklaratë për shtyp, ku lajmëron zyrtarisht se ndeshja do të luhet nesër në orën 14:00.
“Federata, njofton se pjesa e mbetur e ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit, e ndërprerë në minutën e 63-të për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, do të zhvillohet nesër.
Pas sugjerimeve të të dyja skuadrave, FSHF vendosi që ndeshja të zhvillohet të premten në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” të Tiranës.
Takimi do të rifillojë në të njëjtën minutë që është ndërprerë”, lexohet në deklaratën për shtyp të FSHF-së në faqen zyrtare në internet.