Etrit Berisha ka folur para ndeshjes me Izraelin në mikrofonin e Supersport. “Gardiani” i portës kuqezi deklaroi:
Po kalojmë një formë shumë të mirë. Kemi bërë një lojë shumë të mirë në ndeshjet e kaluara dhe shpresoj që edhe në këtë takim të bëjmë të njëjtën gjë.
Për sa i përket Izraelit të them të drejtën kam filluar të shikoj disa video të tyre. Kanë ekip shumë të mirë, sulmues shumë të rrezikshëm. Ne do mundohemi t’ia dalim sa më mirë. Do e përgatisim këtë ndeshje sa më mirë në stërvitje.
Për sa i përket ecurisë time te Atalanta, shpresoj të vazhdojm kështu dhe të kapim majën e tabelës. Për mua e rëndësishme është të fitohet ndeshja, nuk ka rëndësi nëse pësoj ose jo”, përfundoi Etrit Berisha.