Klubi i Flamurtarit sapo ka zyrtarizuar afrimin e radhës në këtë merkato janari. Bëhet fjalë për mesfushorinn Haxhi Neziraj. Ai ka qenë pjesë e Luzernës në Zvicër dhe së fundmi ka zgjedhur Superligën shqiptare për të vazhduar pjesën e mbetur të kampionatit.
Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar për afrimin e mesfushorit pranë ekipit vlonjat dhe i ka uruar këtij të fundit mirëseardhjen.
Kur pritej që Flamurtari të deklaronte të mbyllur merkaton, surprizon me lojtarin e ri, i cili do të ndihmojë ekipin vlonjat në pjesën e mbetur të kampionatit.