Slavko Lukiç, mbrojtësi serb që ishte pjesë e Teutës sezonin e kaluar, i është bashkuar Flamurtarit në stërvitjen në Slloveni.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar klubi kuqezi bën me dije që me skuadrën është bashkuar Lukiç, duke publikuar edhe një foto të tij nga seanca e sotme.
Duhet theksuar që serbi njihet mirë nga trajneri Magani dhe mund të luajë si mbrojtës qendre dhe në krah të djathtë, pra një “xhol” për teknikun e ekipit vlonjat. Pikërisht në këtë repart Flamurtari donte të ndërhynte në merkato, ku sot ka arritur të afrojë në organikën e tij ish mbrojtësin e skuadrës durrsake.