U shty me një ditë prezantimi i tij për shkak të mbërritjes me vonesë në Shqipëri, por tashmë është bërë dhe prezantimi i tij për mediat.
Presidenti Ardian Takaj ka pozuar para pak çastesh me sulmuesin belg Marvin Ogunjimi. Belgu ka nënshkruar përpara pak minutash kontratën që e lidh atë zyrtarisht me klubin bardhekuq. Sulmuesi është tashmë zyrtarisht lojtar i ekipit korçar. Ogunjimi do të mbajë numrin 38 në fanellë.
“Marvin Ogunjimi është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut. Sulmuesi Belg ka firmosur në këto momente kontratën që e lidh me klubin tonë për një vit. #ËelcomeMarvin“, shkruan në njoftimin në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”.