Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj do të luajë sot kundër ekipit të Prizrenit, sfidë e vlefshme për Ballkan Ligën. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, ultrasit bardheblu bëjnë me dije që do të jenë aty për mbështetur ekipin e Tiranës. Takimi do të luhet në orën 18:30, ndërsa në kanalin zyrtar të tifozëve shkruhet:
“Dita e ndeshjes!
Sot jena ne mbeshtetje te cunave te basketbollit, per ndeshjen e pare te Balkan Lig-es kundra K.B Prizrenit.
Ndeshja zhvillohet tek Parku Olimpik, ne 18:30.
Fanatics do jene aty nje ore para!”,përfundon njoftimi i Fanaticsave.