“Tirona Fanatics” nuk do të jetë sot në stadiumin “Selman Stërmasi” për të ndjekur derbin.
Tifo-grupi bardheblu është grumbulluar te zona e quajtur “Xhomlliku” në kryeqytet. Një numër i lartë tifozësh të Tiranës që e kanë kthyer këtë zonë sot në një stadium të vërtetë.
Ata do ta ndjekin ndeshjen përmes një monitori gjigant, ndërsa atmosfera është elektrizuese.