Safet Gjici ka folur për titullin kampion që skuadra e tij Kukësi e siguroi matematikisht sot me fitoren e marrë kundër Skënderbeut. Kreu i verilindorëve në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol”, ndër të tjera foli edhe lajmin e qarkulluar sot në media teksa flitet që presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj kishte drekuar sot me të.
Gjici e mohoi këtë duke thënë: “Nuk është aspak i vërtetë lajmi që unë kam drekuar me Takajn. E takova dhjetë minuta dhe e ftova për të ngrënë drekë, por ai nuk pranoi dhe u largua. Kjo është e vërteta”, deklaroi Safet Gjici.