Vllaznia ka shënuar me Hebajn në minutën e 82-të. Por, lojtarët e Teutës protestuan për një prekje të topit me dorë nga Hajdari i Vllaznisë, para se topi të shkonte te Hebaj.
Pavarësisht protestave, gjyqtari Olsi Sokoli ka akorduar gol. Por, pak minuta më pas, gjyqtari kryesor i jep të drejtë Teutës dhe anulon golin. Protestat më pas vijnë nga lojtarët e Vllaznisë.
Ndërkohë që luhet minuta e 87-të, ndeshja është ende në barazim 0-0.