Korabi nuk do të jetë më i dënuar. Që nga sfida e nesërme në Kupën e Shqipërisë dibranët do të kenë mundësi që në shkallët e stadiumit në ndeshjet në shtëpi të kenë praninë e tifozëve.
Vendimi i dhënë në minutat e fundit nga Komisioni i Disiplinës është me kusht. Dibranët nuk duhet që të përsërisin sielljet që kanë ndodhur në takimin kundër Kastriotit në fundin e sezonit të shkuar, apo incidente të tjera, pasi dënimi do të jetë më i madh.
Dibranët kryen vetëm 4 ndeshje pa tifozë këtë sezon, katër takimet e para të kampionatit, teksa nga sfida e nesërme në Kupën e Shqipërisë, të gjithë do të kenë mundësi të ndjekin ekipin e tyre të zemrës nga afër.