Sot, Partizani do të luajë kundër Skënderbeut në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Për këtë takim, tifozët e kuq janë nisur nga Tirana për t’iu bashkuar skuadrës në Korçë. Burime për newsport.al bëjnë me dije që 10 autobusë me 800 tifozë janë nisur nga Tirana për të mbështetur Partizanin.
Gjithashtu bëhet e ditur që në këtë takim nuk do të mungojë koreografia nga ana e tyre, ku duhet thënë që të gjithë janë optimistë për një rezultat pozitiv.