Partizani B- Tirana B 1-4
Tirana B shënon sërish ndaj Partizanit B dhe çon rezultatin e takimit në 4-0 në minutën e 50-të.
Pjesa e dytë e sfidës së javës së 16-të të Kategorisë së Dytë ka nisur me ndryshim rezultati dhe janë sërish bardheblutë që realizojnë këtë herë me anë të kapitenit të tyre Rei Qilimi. Fakt interesant është se Qilimi ka dalë nga akademia e Partizanit duke qenë madje në të shkuarën edhe kapiten i Partizanit U19.
Por, në minutën e 55-të, Partizani B ka ngushtuar diferencën në 4-1 për Tiranën B.
Fraksioni i parë i takimit u mbyll me shifrat 3-0 për Tiranën B.