Ish-lojtari i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, që prej verës së vitit të kaluar, ndodhet në Kosovë, ku drejton ekipin e Lirisë së Prizrenit.
Deri më tani, trajneri ka bërë një punë shumë të mrië me skuadrën, duke formuar një ekip që pretendon në Superligë.
Por, pak minutë më parë, në ekip ka nodhur një ndryshim. Presidenti i klubit, Mirsad Çollaku ka dhënë dorëheqjen.
Çollaku dha dorëheqjen për shkak të angazhimeve që ka në Bordin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit së Kosvoës.
Vendin e tij do e zërë Qemal Krasniqi, i cili deri më sot ishte zëvendës/president.
Ndërkohë, trajneri Shkëmbi do të jetë sërish në sotil e prizrenasve, pasi puna e tij pëlqehet në Prizren.