Mentor Mazrekaj duket të jetë bashkuar me ekipin për të vijuar përgatitjet për derbin, por edhe për sezonin e ri. Këtë e konfirmoi edhe presidenti Demi, i cili ishte i ftuar te “Rubrika Sportive” në TVSH. Edhe vetë futbollisti ka postuar një foto ku ndodhet së bashku me Filin dhe Krasniqin duke shkuar për në seancën stërvitore,që të kuqtë do të zhvillojnë për sfidën e së dielës.
Tashmë ky rikthim i Mazrekajt në këtë javë të derbit, është “dhuratë” e presidencës për tifozët të cilët e kanë kërkuar rikthimin e tij me ngulm.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.