Partizani B-Tirana B është sfida e javës së 16-të e Kategorisë së Dytë që po luhet në këto çaste në Pezë-Helmës.
Kur kanë kaluar 30 minuta lojë, rezultati është i barabartë. Një derbi mes ekipeve të dyta të Partizanit dhe Tiranës, por rivaliteti në fushë është gjithnjë i lartë dhe i tillë si për skuadrat e para.
Për Tiranën B, në portë është Edvan Bakaj si për të treguar se kjo sfidë për bardheblutë është e rëndësishme dhe përforcimet nga ekipi i parë janë të nevojshme.