Pas humbjes 1-0 me Norvegjinë, ka folur për mediat dhe lojtari i Kombëtares, Kejdi Bare. Futbollisti tha për “RTSH” se ekipi bëri një ndeshje të mirë.
“E prisja shumë këtë moment. E pata ëndërr që i vogël. Ishte një humbje, pra nuk ishte një debutim dhe aq i mirë. Lojtarët nuk ishin mirë fizikisht, pavarsisht se ne kemi bërë stërvitje. Mendoj se zhvilluam një lojë shumë të mirë. Unë jam shumë i gatshëm gjithmonë, si për U-21 dhe për Kombëtaren e madhe.”