Danilo Alvesh është lojtari më i përfolur për momentin në Korçë. Sulmuesi i Flamurtarit pëlqehet shumë nga drejtuesit korçarë.
Burime për newsport.al bëjnë me dije që presidenti Takaj dhe kreu i vlonjatëve, Idrizi do të ulen për të biseduar për brazilianin, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje.
Zhvillime të reja priten në orët në vazhdim për sa i përket të ardhmes së brazilianit, i cili është një lojtar me mjaft cilësi në kampin kuqezi.