Menjëherë pas sulmeve terroriste mbrëmjen e djeshme në Stamboll, në afërsi të stadiumit të Beshiktashit ka reaguar president turk, Tayyip Erdogan përmes një deklarate për media.
Erdogan ka thënë se sulmi ishte bërë ndaj forcave të sigurisë dhe qytetarëve, ndërsa kishte synim që të arrinte sa më shumë viktima.
“Një sulm terrorist ka ndodhur sot kundër forcave të sigurisë dhe qytetarëve tanë. Është mësuar se shpërthimi pas ndeshjes së futbollit Besiktas – Bursasport kishte për qëllim të shtonte numrin e viktimave. Si rezultat i kësaj fatkeqësisht ne kemi martirë dhe të lënduar”, thotë Erdogan.
Nga sulmi që ndodhi jashtë stadiumit të Beshiktashit “Vodafone Arena” kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar.