Skuadra e Bylisit ka arritur të triumfojë sërish në miqësoren e radhës të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për fazën e tretë të Kategorisë së Parë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Mërgjyshi ka fituar me rezultatin 1-0 kundër Egnatias.
Ekipi mallakastriot ka bërë një paraqitje të mirë teksa Meto ka qenë ai që ka shënuar golin e avantazhit. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Bylisit shkruan: ” Miqesore!!Bylis 1 – 0 Egnatia. Shenues Meto. Vazhdojme perpara drejt Superiore”.