Skuadra e Bylisit do të luajë ditën e sotme kundër Flamurtarit. Mallakastriotët po kryejnë një min-fazë përgatitore në Vlorë, ndërkohë që sot do të luajnë përballë ekipit të drejtuar nga Gentian Mezani. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi ballshiot njofton:
“Fabjo Dhrami që ka luajtur në Ligën e Parë në Maltë nis provën me skuadrën tonë. Sot, ora 14:00, miqësorja Flamurtari – Bylis te fusha e Pyllit të Sodës”, përfundon njoftimi i klubit ballshiot.
Skuadra e Bylis ka zyrtarizuar disa afrime në këtë merkato dimri, ndërkohë që Dhrami është lojtari i radhës që mund t’i bashkohet ekipit mallakastriot. Objektivi i drejtuesve është rikthimi në Superligë, ndaj ata po punojnë për të afruar sa më shumë lojtarë cilësorë në skuadër.