Një ditë para ndeshjes me Besëlidhjen, Tirana është kompletuar. Dorian Kërçiku është rikthyer në dispozicion të trajnerit Josa, po ashtu dhe sulmuesi Moctar Cisse.
Të dy futbollistët po kryejnë tani stërvitje me grupin dhe do të jenë nesër në dispozicion të bardhebluve që shkojnë në gjysmëfinale me grupin e plotë. Të vetmet mungesa janë ato të Muçës, Domgjonit dhe Bajramit që nuk janë të disponueshëm prej kohësh.