Bledi Shkëmbi ndodhet në Korçë për të parë nga afër ndeshjen, Skënderbeu – Teuta. Ish kapiteni i korçarëve u shpreh i emocionuar teksa deklaroi në mikrofonin e Supersport:
” Është e vërtetë që sot u ndjeva i emocionuar. Pas shumë kohësh, sot hyra në dhomat e zhveshjes dhe aty ndjeva diçka të veçantë, ku dëshiron të jesh në fushë. Megjithatë kjo është diçka që kalon dhe unë tashmë jam i përkushtuar në profesionin e ri”, përfundoi Bledi Shkëmbi.