Javier Mascherano ka rinovuar kontratën me Barcelonën që e mban atë në “Camp Nou” deri në 2019. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi katalanas bën me dije që argjentinasi ka pranuar të rinovojë me kampionët e Spanjës dhe do të jetë pjesë e tyre deri në qershor të vitit 2019. Në prezencën e presidentit Josep Maria Bartomeu, ai ka nënshkruar një kontratë prej 100 milionë eurosh për tre sezone.
Kujtojmë që Mascherano është në sezonin e shtate te Barcelona dhe ka arritur të fitojë 17 trofe me klubin katalanas.