Kukësi u ndëshkua nga Komisioni i Disiplinës me një ndeshje pa tifozë, që do të thotë se kuksianët nuk do të kenë mundësi të shohin ekipin e tyre të zemrës nga afër. Por, në “Zeqir Ymeri” tifozët do të kenë mundësi që të jenë që nga ndeshja e radhës në kampionat, ajo kundër Korabit.
Një ndeshje pa praninë e tifozëve, klubi Kuksian e “eliminon” në takimin e Kupës së Shqipërisë që do të zhvillohet nesër në Pezë Helmës në kompleksin “Internacional” në orën 16:00.