Ermir Lenjani mund të kalojë te Bastia. Sipas mediave franceze, skuadra e Bastias është vënë në kërkim të shërbimeve të tij. Ata e shikojnë si një mundësi të mirë afrimin e mesfushorit në skuadrën e tyre, duke parë që kanë mangësi në atë repart. Megjithatë në orët në vazhdim priten të reja për sa i përket të ardhmes së mesfushorit kuqezi.
Kujtojmë që 27-vjeçari nga Gjilani ishte pranë një transferimi te Guingamp, por vetë lojtari nuk pranoi të kalonte në atë skuadër për shkak të kushteve financiare që iu ofruan.