Skuadra e Basaksehirit në Turqi vijon të tregoj një formë të jashtëzakonshme në Turqi por ai që mungon është sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi. Skuadra e sulmuesit nga Kavaja ka fituar sërish dhe tani kryeson futbollin turk pas javës së 11-të.
E çuditshme por e vërtetë ajo që po ndodh me Cikalleshin. Sulmuesi është harruar. Edhe në takimin e fundit, nuk ka qenë i pranishëm as në pankinë dhe as në tribunë. Gjendje alarmi për sulmuesin kuqezi që tani duhet të mendoj largimin nga Turqia në muajin janar. Vetëm 64 minuta ka luajtur 26-vjeçari nga Kavaja këtë sezon dhe vetëm në 3 raste ka qenë i ulur në pankinë.
Basaksehir me çfarë duket ka hequr dorë përfundimisht prej tij edhe pse në sezonin e kaluar Cikalleshi shënoi 6 gola.