Penalltia e akorduar në minutën e 95-të për Juventusin në sfidën kundër Milanit duket se i ka hapur shumë probleme gjyqtarit të Serisë A, Davide Massa.
Prestigjiozja italiane, “La Stampa” shkruan se në adresë të arbitrit të njohur kanë ardhur disa telefonata anonime dhe më pas një letër kërcënuese.
Gjithçka ka lidhje me ndeshjen e luajtur dy javë më parë në Torino.
Gjyqtari Massa akordoi një penallti për Juventusin në minutën e 95-të që u shndërrua më pas në gol nga Dybala. Ndeshja përfundoi 1-0 për bardhezinjtë, ndërsa futbollistët dhe drejtuesit e Milanit protestuan shumë duke krijuar polemika pa fund.