Partizani u dënua nga Komisioni i Disiplinës me 4 ndeshje pa tifozë si pritës, por ultrasit e zjarrtë mund të rikthehen në shkallët e stadiumit në 4 dhjetor, kundër Kukësit.
Burime për newsport.al bëjnë me dije që të kuqtë, pasi të kenë shlyer gjysmën e dënimit kanë mundësi ta paguajnë pjesën tjetër, që konsiston në 5 milionë lekë. Deri tani Partizani ka zhvilluar vetëm një ndeshje si pritës, atë në Kupë kundër Besëlidhjes. Këtë javë luajnë sërish në “shtëpi” ndaj Teutës, dhe me shumë gjasa në 4 dhjetor do të kenë edhe praninë e tifozëve në stadium.
Megjithatë duhet pritur vendimi i Apelit, pasi drejtuesit e Partizanit e kanë apeluar këtë vendim. Zhvillime të reja priten në orët në vazhdim për sa i përket tifozëve të kuq në shkallët e stadiumit.