Qeveria e Hungarisë ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Qeverisë së Kosovës një kredi pa interes, në mënyrë që të ndërtohet stadiumi kombëtar i Kosovës. Oferta hungareze është dërguar nga një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së këtij vendi.
Gjithashtu mësohet se hungarezët kanë vënë një kusht, ku kanë theksuar që fitues i tenderit për ndërtimin e stadiumit të jetë një kompani nga shteti i tyre. Gjithçka pritet të vendoset në tetor, ku Qeveria hungareze do të ketë një takim me Qeverinë e Kosovës.