Tefik Osmani lë pas dëmtimin dhe sot i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore. Mbrojtësi i Skënderbeut kreu një terapi intensive për tri ditë, ndërsa u kurua edhe te mjekja serbe në Beograd, Marijana.
Sot ai është vendosur në urdhrat e trajnerit Ilir Daja dhe nesër me shumë mundësi do të jetë në fushë në takimin kundër Vllaznisë.
Një rikthim i rëndësishëm për Skënderbeun që nesër kundër shkodranëve do të kërkojë me çdo kusht tri pikët për të ngushtuar diferencën me Kukësin dhe Partizanin që barazuan sot mes tyre.