Nga miqësororja e djeshme ndaj Besëlidhjes, ekipi i Vllaznisë ka dalë me shumë probleme, duke vënë në vështirësi trajnerin Cungu për të menduar alternativa të tjera si zgjidhje. Takimi i djeshëm u mbyll me fitoren e ngushtë 1-0 në favor të Besëlidhjes, ndërkohë që për shkodranët ka lënë pasoja.
Mësohet se nga ky takim ka mbetur i dëmtuar sulmuesi Arlind Kalaja, që ka sjellë shqetësime të mëdha në kampin shkodran. Dëmtimi i tij thuhet se është serioz edhe pse pritet një njoftim zyrtar nga ana e vetë klubit, lidhur me gjendjen e lojtarit.
Kur dihet fare mirë që Kalaja shtë pika kyçe e skuadrës, do të jetë e vështirë për trajnerin Cungu të gjejë një zgjidhje, pasi pak ditë ndajnë nga nisja e pjesës së mbetur të kampionatit.