Vedat Muriqi do të lërë Italinë për të udhëtuar drejt Kosovës, për të kontribuar pikërisht për përfaqësuesen Dardane. Lajmi është bërë me dije nga mediet italiane që raportojnë se sulmuesi i njohur ka marrë dritën jeshile nga klubi i Lazios për të qenë pranë ekipit të tij kombëtar.
E mrekullueshme kjo për Kosovën që do të ketë në gjirin e saj një lojtar potent siç është Muriqi. Kësisoj ai pritet të jetë në fushë në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.