Një lajm i hidhur vjen sot për futbollin shqiptar teksa mësohet se është ndarë nga jeta Xhevat Dani. Ish-arbitri i kolegjiumit të Shkodrës do të prehet në qytetin e tij të lindjes.
Lajmin e ka bërë me dije Kolegjiumi i Arbitrave të Shkodrës ku njofton se varrimi është bërë sot në orën 13:00. Në lajmërim thuhej:
“Ka ndërruar jetë ish arbitri i kolegjiumit tonë z. Xhevat Dani. Axha i Artur dhe Armando Isufit (Danit).Burri i hallës i Said Ali Ahmeti.
Varrimi bëhet më datë 14-05-2020, në orën 13:00, në lagjen Qafhardhi”.