Ndeshja Partizani – Flamurtari ishte vendosur të luhej të shtunën në orën 14:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Por, tashmë mësohet se kjo sfidë është vendosur një ditë më pas, pra do të zhvillohet ditën e dielë në orën 17:00, po në të njëjtin impiant.
Siç shihet të kuqtë tashmë do të luajnën nën dritën e prozhektorëve, por sigurisht pa praninë e tifozëve pasi Komisioni i Disiplinës i ka dënuar me 4 takime pa spektatorë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi i kuq, por një gjë e tillë pritet të publikohet në vijim.