Sot, mbushen 117-vjet nga krijimi i klubit të Lacios, urimet për këtë përvjetor nuk kanë munguar nga drejtuesit e klubit dhe futbollistët e ekipit, të cilët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i uruar ditëlindjen klubit të tyre.
Një prej urimeve më speciale ka ardhur nga portieri shqiptar, Thomas Strakosh, i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shkruar: “Urime Lacioja ime! 117-të vjet që shqiponja fluturon!”.
Urimeve të shqiptarit për këtë 117-të vjetor të krijimi të Lacios i janë bashkuar edhe shumë futbollistë të tjerë të ekipit, që kanë shkruar se janë krenar që janë pjesë e këtij ekipi.