Marello Troisi do të jetë trajneri i Laçit për dy sezonet në vazhdim. Ai ka firmosur me presidentin Pashk Laska, ndërsa kanë bërë një plan për sezonin e ardhshëm. Në vend të lojtarëve të larguar do të vijnë të tjerë nga Brazili.
Troisi njihet për aftësitë menaxheriale, pasi ka sjellë në tregun shqiptar shumë lojtarë të talentuar, të cilët kanë luajtur në radhët e Flamurtarit, Kukësi, Skënderbeut e Tiranës. Tashmë Troisi do të furnizojë ekipin laçian, duke synuar forcimin e bardhezinjve për të ardhmen.
Së pari janë piketuar tre lojtarë, të cilët do të vendosen në pozicione të ndryshme, por që së pari duhet të kalojnë në provë dhe të bindin drejtuesit me aftësitë që do të shfaqin në fushën e lojës.