Kukësi luajti këtë javë me Tiranën ku arriti të barazonte me rezultatin 2-2. Megjithatë ky rezultat duket se nuk lënë shije të mirë, te presidenti Gjici, i cili ka bërë një mbledhje me ekipin. Mësohet se kreu i verilindorëve është shprehur tejet i acaruar për këtë rezultat, ku ka bërë edhe me dije që do të vendosen gjoba në mungesë të rezultateve pozitive. Në këtë mënyrë, në qoftë se Kukësi nuk do të arrijë të fitojë me kurbinasit këtë javë, atëherë futbollistët do të marrin gjoba nga presidenti i tyre.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.