Dy ditë më parë, Laçi mundi 1-0 Korabin, duke shënuar një fitore që në takimin e parë menjëherë pas pushimeve të dimrit. Tre pikëshi marrë nga ky takim nuk ka gëzuar vetëm lojtarët që kanë bërë maksimumin në fushë, por edhe presidentin e klubit, Laska ka mbajtur premtimin e dhënë.
Ai ka dhënë 3 milionë lekë premio për lojtarët, pasi bënë në punë të mirë përballë Korabit ditën e shtunë. Nga kjo fitore i kënaqur ka qenë dhe trajneri i ekipit, Bledar Sinella, i cili pas ndeshjes ka thënë se tre pikëshi i marrë nga Korabit justifikon të gjitha lëvizjet e merkatos që klubi ka bërë.
Ndëhyrjet në janar kanë dhënë rezultatet e para dhe kjo është shpërblyer për lojtarët, të cilët përveç pikëve të para kanë përfituar dhe premion e dhënë nga presidenti Laska.