Kategoria Superiore do të rikthehet këtë mesjavë, me ndeshjet e javës së 18 që kanë rezervuar surpriza. Laçi ka një duel delikat këtë javë, teksa të besuarit e Armando Cungut do të udhëtojnë drejt Durrësit për ndeshjen e parë të kërij viti kalendarit. Kurbinasit mbajnë aktualisht vendin e gjashtë, me 25 pikë në 17 ndeshje të luajtura.
Transferta ndaj Teutës nuk do të jetë e vetmja për Laçin, pasi kalendari i ka rezervuar tre të tilla. Edhe për javën e 19 bardhezinjtë do të udhëtojnë në një tjetër transfertë, atë ndaj Vllaznisë në Shkodër. Kurbinasit do të luftojnë në dy fronte këtë edicion, duke bërë që edhe ndaj Bylis për Kupën e Shqipërisë të zhvillojnë një ndeshje impenjative. Data 30 janar do t’i japë fund “makthit” të Laçit, me kurbinasit që e shohin veten në tre transferta deçizive.