Laçi do të luajë nesër kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Në këtë takim kurbinasit do të udhëtojnë pa katër lojtarë të rëndësishëm për shkak të pezullimit me kartonë të verdhë.
Nika, Musaj, Sfegjini dhe Lushkja u ndëshkuan në ndeshjen me Flamurtarin dhe nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë delikate. Kujtojmë që kjo sfidë është vendosur të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 16:00.