Alexander Lacazzete kishte gjithë mundësinë që të barazonte dje rezultatin në ndeshjen mes Liverpool dhe Arsenal (3-1). Teksa rezultati ishte 2-1 për vendasit, francezi I “Topçinjve” ka dalë në pak minuta dy herë përballë portierit, duke shpërdoruar.
Ka qenë Alisson ai që me pritjet e tij ka bërë arbitrin kryesor Craig Pawson të vërë duart në kokë. Video është bërë virale, ndërsa reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të ndryshme. Duket se arbitri është tifoz me Arsenal, duke reaguar në atë mënyrë ndaj rastit të Lacazzete.