Kaleb Ekuban u largua nga Partizani në këtë merkato verore për t’iu bashkuar Leeds United në Angli. Transferimi i italo-ganezit në Angli ka bërë bujë edhe në mediat britanike.
Së fundmi për 23-vjeçarin shkruhej: “Kaleb Ekuban është transferuar te Leeds United pas një aventurë në Shqipëri me Partizani. Ai luajti në 36 ndeshje, ku arriti të shënonte 17 gola.
Paraqitjet e tij ishin impresionuese, megjithatë kujtojmë që në Angli lojtari i fundit me një lidhje italiano-shqiptare ishte Edgar Cani, i cili u largua nga klubi pa shënuar një gol. Pozitive … Caleb Ekuvan nuk mund të jetë më keq se Edgar Cani”, shkruhej në “hitc.com”.