La Liga mban frymën, teksa në orën 21.00 luhet Real Madrid – Barcelona. Si Zidane dhe Koeman po mendojnë për formacionet zyrtare. Nga minuta e parë për madrilenët pritet ta nisin në sulm Benzema-Asensio-Vinicius. Në mesfushë qëndron Casemiro-Modric-Kross.
Në krahun tjetër, katalanasit mund ta nisin me Messi-Griezzman në ofensivë, ndërsa nuk do mungojë as Dembele. Pique në mbrojtje jep siguri, ndërsa në portë është Ter Stegen.
Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois, Mendy, Nacho, Militao, Vazquez, Kroos, Casemiro, Modric, Vinicius, Benzema, Asensio.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, De Jong, Lenglet, Pique, Dest, Alba, Pedri, Busquets, Griezmann, Dembele, Messi.