Partizani do të luajë nesër sfidën e parë ndaj Qarabak. Skuadra kampione e Shqipërisë do të ketë përballë një kundështar të vështirë në letër, por lojtarët besojnë se do të marrin një rezultat pozitiv. Në një intervistë për “Lance” në Brazil, ka folur afrimi më i ri i Partizanit, William Coderio. Braziliani u largua nga Kukësi firmosi me skuadrën kampione dhe për ndeshjen e nesërme ka besim te një rezultat pozitiv.
“Bërja e një debutimi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve është një situatë shumë e veçantë për ne. Jam shumë i motivuar, ashtu siç është skuadra e Partizanine kemi bërë një përgatitje shumë të fortë për ndeshjen e së nesërmes (e mërkurë). Ne e dimë se Qarabag do të jetë një kundërshtar i vështirë, por ne duhet të përfitojnë nga faktori fushë për të fituar. Një rezultat pozitiv do të na i bëjë edhe më të thjesht ndeshjen e kthimit”, deklaroi Coderio.